Berisha: Turp që ky Kuvend nuk miraton një rezolutë, Rama vasal i Vuçiç

schedule12:01 - 24 Shkurt, 2022

schedule 12:01 - 24 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë Edi Rama. berisha tha se është turp që ky Kuvend nuk miraton një rezolutë për situatën në Ukrainë, duke e cilësuar Ramën si vasal të Vuçiç.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe agresionin rus. Shqipëria, ky parlament mban të njëjtin qëndrim si parlamenti i Rusisë së vogël , apo Serbisë. Kjo është e turpshme. Si mund të justifikojë këtë qëndrim ky parlament ndaj një vendi që historikisht u ka bërë shqiptarëve të këqijat më të mëdha të kohërave.

Çfarë ndodh këtu? Kjo është dëshmie  vasalitetit të plotë ndaj Beogradit. Si ka mundësi atje po bien bomba mbi njerëzit e lirë, kurse ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët për dënimin e këtij agresioni.

Lexo edhe: Berisha: Rusia do ta humbë këtë luftë, fati i saj do të jetë më tragjiku

Kjo është histori turpi, kapitullimi. Natyrisht ka një përgjegjës dhe ky është Edi Rama, vasal i Vuciç. I shpreh solidaritetin tim të plotë popullit ukrainas, vdekje pushtuesit rus”, deklaroi Berisha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!