TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, bashkë me disa mbështetës duket se ka ndërruar mendje nga ajo që kumtoi në podiumin e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” teksa i ftoi mbështetësit t’i bashkohen të hënën te Parlamenti.
Bashkë me disa protestues, Berisha bëri tur në këmbë në drejtim të Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe më pas është ndalur tek bashkia e Tiranës duke hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
“Sot kaluam para parlamentit, të hënën revolucion para parlamentit”, tha Berisha. Pas kësaj, Berisha u largua sërish, por pa specifikuar destinacionin e radhës/abcnews.al