Berisha: Jua tregoj unë se ku është Ervis Martinaj

schedule18:56 - 7 Shtator, 2022

schedule 18:56 - 7 Shtator, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha, aktualisht kryetar i PD, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi rama, i cili i kërkoi Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku që të bëjë të ditur se nëse është vrarë apo jo Ervis Martinaj.

Berisha tha se Martinaj është tek lojërat e fatit, të cilat deri dje ishin ilegjitime, ndërsa tani pritet të legjitimohen.

“Shqipëria është një vend i pasigurtë, një vend në të cilin bandat godasin, në parlament bëjnë ligjet, në qeveri bëjnë vendimet, por në fakt një lidhje të madhe mes të trejave ekziston. Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun, ku është Vis Martinaj. Ua them unë, ai është tek lojërat e fatit.  Pyesni Olsi ramën se ku është. Martinaj ishte një biznesmen që u ngrit nga lojërat e fatit, të cilat deri dje ishin ilegjitime, ndërsa sot janë legjitime.”, tha Berisha

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!