Berisha tregon bisedat për Shqipërinë dhe Kosovën, me presidentin e zgjedhur Biden

schedule12:18 - 8 Nëntor, 2020

schedule 12:18 - 8 Nëntor, 2020

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Joe Biden për zgjedhjen e tij President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha përmes një postimi në Facebook, duke nënvizuar deklaratën e Biden pas fitores dhe mesazhet e tij për bashkim, thotë se kombi shqiptar, Shqipëria dhe Kosova kanë te presidenti i ri i SHBA-së një mik të madh e të shquar.

Ndër të tjera ai thekson se kush ishte në postin e kryeministrit të e ka takuar dy herë gjatë kohës si zëvendëspresident dhe ka marrë fjalët më të ngrohta për Shqipërinë.

Gjithashtu Berisha thekson se nuk harron që ta falenderojë dhe vlerësojë presidentin në detyrë Donald Trump për të gjithë mbështetjen që i dha Kosovës me marrëveshjen e normalizimit te marrëdhenieve ekonomike me Serbinë dhe njohjen e saj nga Izraeli.

Postimi i plotë:

Joe Biden, President i 46 i SHBA!

Miq, Joe Biden fitoi zgjedhjet. Ai eshte Presidenti i zgjedhur i SHBA.

Pas shpalljes se fitores, Presidenti i zgjedhur Biden ju drejtua vendit dhe kombit te tij me fjalet:

“Amerika, une jam i nderuar qe ju me keni zgjedhur mua te udheheq vendin tone te madh. Puna para nesh do jete e veshtire por une ju premtoj ju se: Une do te jem nje president per te gjithe amerikanet pavaresisht nese ju keni votuar per mua apo jo. Une do te ruaj besimin qe ju keni vendosur tek une”!

Miq, ju ftoj ti urojme nga zemra Presidentit te zgjedhur Joe Biden suksese ne detyren dhe misionin e tij te larte ne udheheqjen e vendit dhe kombit te tij te madh e mik.

Kombi shqiptar, Shqiperia dhe Kosova kane tek Presidenti i zgjedhur Biden nje mik te madh e te shquar.

Si kryeminister i vendit kam patur nderin ta takoj dhe te bisedoj dy here me Presidentin e zgjedhur Biden ne vitet kur ai ishte zevendespresident i SHBA. Bisedat kane qene te shkurta por me nje ngrohtesi njerezore te pakrahasueshme.

Ne keto biseda ish presidenti Joe Biden eshte shprehur per Shqiperine me fjalet me te ngrohta dhe me te veçanta qe une kam degjuar ndonjehere nga nje burre shteti per vendin tim.

Miq, gjithashtu ju ftoj te falenderojme Presidentin ne detyre Donald Trump per interesin qe tregoi dhe mbeshtetjen qe i dha Kosoves me marreveshjen e normalizimit te marredhenieve ekonomike me Serbine dhe njohjen e saj nga Izraeli. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!