Analisti Skënder Minxhozi tha se Berisha duhet të bëj transparencën e pagesave lidhur me pjesëmarrjen e LaCivitas në fushatën zgjedhore. Ndër të tjera, Minxhozi u shpreh se LaCivita është prenotuar në Amerikë sepse Berisha ka një problem me Amerikën dhe duhet ta zgjidh atë.
“Pres që pas shumë historish që kemi parë këto vitetm, pres që PD ta nis marrëdhënien me LaCivita duke bërë transparencën. Në zgjedhjet e fundit ka marrë mbi 22 000 dollarë. Nëse janë dy dollar, deklarohen. Me ligjin elektoral që ne kemi partitët duhet të bëjnë deklarimin.
LaCivita nuk duhet në Shqipëri, madje është prenotuar në Amerikë. Kjo ka një rëndësi, LaCivita duhet në SHBA sepse Berisha ka një problem me Amerikën dhe duhet ta zgjidh atje. Nëse i lëmë vetëm ofertën e PD , nuk është gjë kjo punë. LaCivita vjen këtu dhe statusi Non grata nuk lëviz, kthehet në boomerang. Edhe stafet e Ramës kanë nisur të flasim për një vizitë të Ramës në SHBA. Përmendjet nuk janë të rastësishmet, ka rëndësi kur e gjen veten me emër dhe mbiemër. “
/ abcnews.al