Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se mosbindja civile e Sali Berishës, nuk ka dhënë rezultat pozitiv.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se deklarata e Berishës për sulm ndaj ambasadave shqiptare në botë, tregon për lëvizje të çorientuar të tij.
Sipas Elezit, Partia Demokratike nuk ka më strategji.
“Nuk besoj se këto protesta kanë dhënë rezultat pozitiv në opinionin publik, duke parë edhe sondazhet. Është ulje imazhi në vazhdimësi. Nuk është normale. Nuk di se çfarë epiteti të vendosësh. Një pjesë e ambasadorëve emërohen nga partitë, jo të gjithë. Nëse ndodhin, do denoncohen në opinionin publik. Nuk përbën sens kjo, janë lëvizje të çorientuara. Partia Demokratike nuk mund të ndërtojë më strategji. Janë lëvizje kaotike. Nuk është mirë për Partinë Demokratike një imazh i tillë”, theksoi ai./abcnews.al