Berisha thirrje qytetarëve: Përgatituni për një betejë të fuqishme, protesta të mëdha

schedule20:06 - 3 Tetor, 2022

schedule 20:06 - 3 Tetor, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me të larguarit nga puna u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të përgatiten për beteja të mëdha.

Sipas tij PD nuk kërkon të marrë pushtetin me dhunë, por Rama dhe regjimi i tij duhen rrëzuar me çdo kusht.

Në duhet të bëjmë një betejë, ju garantoj se sugjerimet tuaja do të merren për bazë, e drejta juaj do triumfojë, administrata do mbrohet me ligje të veçanta, mësuesit do marrin statusin e shërbimit civil, jo patronazhistët, ta kemi të qartë, ata janë racë terroristësh elektoral. Duhet të ngrihemi jo të bëjmë sehir, dhe do ngrihemi, do ta  përmbysim këtë regjim, ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por me votë, por Rama duhet të marrë atë që meriton, ju ftoj të përgatitemi për një beteje të fuqishme, në kuadër të protestave. Në këtë mënyrë po shkojmë drejt shpërbërjes së plotë të regjimit, nuk e meritojmë”, tha Berisha.

/Abcnews.al/