Thirrja e kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK-ut për të hetuar atë, për ish-kryeministrin Berisha tregon se kreu i qeverisë ndodhet në vështirësi të madhe.
“Rama e faktoi para shqiptarëve dhe botës meqenëse e sheh që kohërat po vështirësohen, ai ndihet shumë keq”, tha Berisha te Syri.
Pjesë nga intervista
Edi Rama bëri thirrje që të hetojë Berishën, a është ky një kod i Ramës që Berisha të heshtë për inceneratorët se ndryshe SPAK do ta hetojë ?
Berisha: Unë do të vazhdoj çdo ditë për inceneratorët. Dhe unë i kërkoj atij çdo ditë që veprojë SPAK kundër Berishës, unë kam qëndruar ndër ligj. Është krijuar një komision hetimor parlamentar në 1997 dhe janë detyruar të raportojnë që qeveria e kaluar nuk ishte e implikuar në firmat piramidale sepse kishim respektuar ligjin dhe vetëm ligjin. Unë jam i vetmi person në Shqipëri që kam deklaruar nuk njoh parashkrim dhe as imunitet, nuk ka asnjë parashkrim për mua.
A ka të bëjë fakti që jeni i parashkruar, dhe do t’i shpëtoni drejtësisë nga procedura dhe jo nga pafajësia?
Berisha: Unë gjithnjë kam deklaruar edhe para reformës në drejtësi. Janë dërguar shumë dosje në prokurori, nuk njoh asnjë parashkrim. Por kërkesa e Ramës “Ssss…kape Berishën” më krijoi një kënaqësi sepse faktoi atë që kam thënë, ai është SKAPI i partisë. Rama e faktoi para shqiptarëve dhe botës meqenëse e sheh që kohërat po vështirësohen, ai ndihet shumë keq.
/abcnews.al