“Ka qenë një keqkuptim i Sali Berishës”
Hedhja poshtë e akuzës nga gazetari i New York Times për sponsorizim artikulli nga Rama, ka kthyer Berishën tek besimi i vërtetësisë së artikullit për LaCivita, duke fajësuar burimet e tij për informacione të rreme.
“Më servirën se ishte një artikull i sponsorizuar. Autori tha se nuk është i sponsorizuar. Dhe unë i besoj gazetarit.”
Por gazetari amerikan, pasi pa kronikën e ABC News në Shqipëri, i ka drejtuar një pyetje Paul Manafort, e cila është e njëjta me atë për LaCivita: Pse ishte në zyrën e Berishës?
Pas heshtjes së Manafort, përgjigjen e dha vetë Berisha.
“Paul Manafort është një kolos, një gjeni i fushatave elektorale, i fushatës së vitit 2016 të presidentit Donald Trump. Ai ishte arkitekti, kryestrategu i fushatës elektorale të vitit 2016 të presidentit Donald Trump, i cili u persekutua në mënyrën më hakmarrëse vetëm për këto arsye, nga McGonigal mes të tjerëve. Nuk janë lobistë, unë këtu para jush e kam thënë, absolutisht nuk janë lobistë. Nuk janë. Absolutisht nuk janë lobist.”
Paul Manafort erdhi në Shqipëri, në ditën kur LaCivita u prezantua si kryestrategu i fushatës së PD. Por, lidhjet e Manafort me Berishën janë më të hershme. Rastësi ose jo, kryedemokrati në vitin 2023, lidhi një kontratë lobimi në Washington me Cris Black për non-gratën e tij.
Ky lobist ka qenë ortak i hershëm i Manafort me kompani të përbashkët dhe klient të preferuar, Donald Tramp. Black u tërhoq brenda 6 muajve, pasi nuk ia doli ti heqë non-gratën Berishës nga administrata Biden.
Kontrata nuk parashikonte asnjë pagesë, ndërsa tani vjen Manafort, i cili nuk sqaron nëse ka kontratë me Berishën, ndonese ne SHBA është dënua për lobime të paligjshme në Ukrainë./abcnews.al