Berisha tentoi të “blinte” vizën në SHBA/ Zbulohet dokumenti, loboi ‘Firma Continental’. DASH nuk i ktheu kurrë përgjigje!

schedule15:52 - 10 Maj, 2025

schedule 15:52 - 10 Maj, 2025

6 milion dollarë për një vizë amerikane. Sali Berisha tentoi të blejë një biletë drejt Shba, për fushatë elektorale, por nuk ia doli.

Kompania Continental Strategy e kontraktuar për lobimin e PD, ka tentuar tre herë në harkun kohor të 1 muaji, per ta sjellë Berishën në Shba.

Letra e parë, daton më 28 mars, 6 dite para se PD dhe fondacioni Make Albania Great Again, të nënshkruanin kontratën.

Ne dokumentet e depozituara në Fara, zbulohet se 15 shoqata patriotike shqiptare, përfshi Nuredin Secin dhe Vatrën e Elmi Berishës, kanë firmosur që Continental Strategy ti kërkojë Dash zyrtarisht një vizë të posaccme. Kjo vizë sipas dokumentit, do të shërbente që Berisha të takonte komunitetin shqiptar në Shba.

Tentativa e dytë, ka ndodhur pas firmosjes së kontratës. Me 28 prill, Continental Strategy i kerkon Dash ti heqë Berishës sanksionimin non grata.

Kompania thotë se 11 maji është ditë e rëndësishme në Shqipëri, sepse ka zgjedhje, dhe ne drejtim të heqjes non grata, i kërkohet Dash ti japë një vizë njëkalimshe Berishës për të vizituar Shba e takuar komunitetin shqiptar.

Kurse në një kërkesë të tretë më datën 1 maj, kompania i kërkon personalisht Marco Rubios të marrë këtë veprim, si i vetmi person që ka fuqinë për të zhbërë vendimet e paraardhësit të tij.

Por në kooridoret e selisë blu, jo pak herë flitej për vizën dhe udhëtimin përtej oqeanit. Rezulton se ai ka tentuar, por nuk ia ka dalë.

Madje pasi nuk ia doli, në konferencën e së enjtes për shtyp, ai tha se prej 12 vitesh nuk kishte kërkuar vizë, por rezulton se ka kërkuar 3 herë brenda muajit.

Megjithatë, rregullat e departamentit amerikan të shtetit janë të qarta, dhe Sali Berisha nuk mund te kaloje oqeanin si non grata, nëse pas 11 majit, mbetet kryetar i opozitës. Ai duhet të fitojë zgjedhjet, e të bëhet kryeministër. dhe ndoshta atehere, ashtu si fideli, maduro apo ahmadinejad, mund ta vizitoje nju jorkun dhe kombet e bashkuara. po per non graten nuk i mjaftojne vetem nje kontrate lobimi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!