Berisha tek Teatri: Blenë një pëllëmbë tokë, tani duan të gjithë sipërfaqen

schedule18:34 - 2 Nëntor, 2019

schedule 18:34 - 2 Nëntor, 2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën “Notre Dame”, të piktorit Avni Delvina në ambjentet e Teatrit Kombëtar.

Berisha në një prononcim për mediat e ka vlerësuar veprën e Delvinës që i dedikohet kauzës së teatrit.

Nëdrkohë nuk ka nguruar të hedhë sërish akuza për kryeministrin Edi Rama dhe kompaninë Fusha.

Në mbrojtje të këtij simboli që është absulutisht një na dëshmitë më të rëndësishme të historisë së këtij kombi. Duam babëzisht elementë të zhveshur nga çdo lloj vlere dhe parimi përvec babëzisë si Edvin Mafia dhe Lal plehu të cilët kanë gjetur edhe një mercenar që s’do i shpëtojë kurrë dënimit të historisë siç është ‘ligj Fusha’ për të groposur historinë e artit teatral kombëtar një nga zhanret më të respektuara. Më vjen shumë mirë që zoti Delvina nuk është artist skene, piktor i njohur, por ka derdhur të gjithë gjininë e tij krijuese, dua ta përgëzoj nga zemra për këtë përpjekje që i ka bërë vendit.

Unë e kam ndjekur me shumë angazhim të gjithë dramën. Drama e fundit ishte ajo e një grupi narko-banditësh me pushtet dikur, ai që Edvin Mafia e kishte shpallur të gjithë këtë zonë të paprekshme historike, dikur kishte bërë vendimin e qeverisë të firmosur. Tani vërsulet si i babëzitur i tërbuar, i pangopur për të ndarë para me një mercenar siç është ligj Fusha, që ka blerë një pëllëmbë tokë këtu dhe kërkon të përvetësojë të gjithë sipërfaqen, të rrënojë teatrin”, tha Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!