Antikushtetuese janë zgjedhjet e 30 Qershorit edhe për misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim me gazetarët jashtë selisë së Partisë Demokratike. Ish-kreu i qeverisë ftoi shqiptarët të vazhdojnë kryengritjet deri në rikthimin e pluralizmit.
Varrosjen nuk ia bëri vetëm bojkoti i shumicës së shqiptarëve, por edhe vetë mendjendriturit e OSBE/ODIHR-it u shpreh ish kryeministri Sali Berisha. Deklarata të zgjuara dhe ironike i cilësoi Sali Berisha ato të të njohurës së tij prej vitesh, megjithatë edhe mund ta kishin refuzuar vëzhgimin e këtyre zgjedhje nënvizoi ai siç bëri Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
“Ndonëse ODIHR për mendimin tim duhet të braktiste vëzhgimin zgjedhjeve moniste. ODIHR nuk mund të vëzhgojë zgjedhje që janë në shkelje flagrante të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këto janë historia komplekse. Nuk e kanë marrë vetë vendimin ata. Vendimi është më kompleks, nuk mund t’i fajësoj për këtë qëllim”, tha Berisha.
Pretendimi i mazhorancës për ta gjykuar më vonë legjitimitetin e e këtyre zgjedhjeve e bën të buzëqeshë ish-kryeministrin demokrat. Këshillon të mos i shohin shqiptarët aq naivë.
“Absolutisht kurrë sapunin për djathë nuk e hanë. Ta harrojnë kur s’e kanë ngrënë atëherë kur s’kanë patur as 10 vetë me shkrim e këndim, por vetëm eksperiencën e natyrës. Ata që iu thonë shqiptarëve të gjykojë Gjykata Kushtetuese pasi është varros i dënuari ata bëjnë një propozim qesharak”.
Sikundër i kërkon mazhorancës të mos bëhen qesharakë me deklaratat se drejtësia do të hetojë krimin elektoral në dosjet e fjetura të prokurorisë për rasten në Durrës e Dibër. Ajo pseudoreformë e Soros do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi.
Tërheqja e opozitës ditën e zgjedhjeve për të fokusuar vetëm tek thirrjet është vendimi i duhur sipas Sali Berishës.
“ Opozita bëri një tërheqje, kjo është e vërtetë, por bëri shumë mirë sepse opozita bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për të demaskuar farsën elektorale, thirrjes së qytetarëve për të bojkotuar iu përgjigj pasivisht, më tutje aty nuk mund të shtynte. Liria ime përfundon aty ku përfundon liria e tjetrit.”
Të vetmen përgjigje që refuzon ta japë është gara për një president të ri. Era e ndryshimit po afron prandaj dhe koha e protestave nuk ka mbaruar sipas ish kryetarit të qeverisë. Kryengritja është zgjidhja e vetme që artikulon ai.
“Kryengritje popullore me 51 format e mosbindjes civile”./ABC News Albania 24/7