Analisti Martin Leka tha për Real Story se 21 janari është një mesazh se nuk do të harrohet dhe se do të jetë prova e vetme e drejtësisë së re. Leka shtoi më tej se Berisha çdo 21 janar duhet të qëndrojë në shtëpi dhe se nuk ka nevojë për shumë prova për të dhënë një vendim të formës së prerë kur dihet se kemi të bëjmë me një krim shtetëror dhe autorët dihen.
“Ky është një mesazh që kjo nuk do të harrohet, që 21 janari nuk do të harrohet dhe do të jetë prova e vetme se ky vend ka një drejtësi të re. Protesta e heshtur në bulevard, mesazh për drejtësinë e re.
Berisha çdo 21 janar duhet të qëndrojë në shtëpi. Të gjitha veprimet e Sali Berishës si kryeministër – përfshirë strehimin, angazhimin e prokurorisë, ekspertizën dhe përdorimin e mjeteve për të mbuluar provat.
Me gjithë provat që prishi ka bërë të vijmë në këtë ditë dhe të arkivohet si çështje. Falë disa këmbënguljeve kjo cështje është në diskutim dhe meqenëse shpresat e mia janë të pakta për shkak të provave. Nuk ka nevojë për shumë prova për të dhënë një vendim të formës së prerë, kur dihet se është një krim shtetëror dhe autorët i dimë të gjithë. Të qetë këtë çështje nuk mund ta lëmë.”


