Berisha: Synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë në 6 mars! Rama i shqetësuar

schedule22:34 - 21 Shkurt, 2022

schedule 22:34 - 21 Shkurt, 2022

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi në ‘Çim Peka Live’ se koalicioni opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ pretendon t’i fitojë të gjashta bashkië ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Berisha tha se po bëhet një fushatë intensive nga kandidatët e opozitës dhe kjo sipas tij ka shqetësuar krahun tjetër, atë të mazhorancës.

Ndër të tjera, Berisha tha:

Ne kemi sondazhe dhe pretendojmë të dalim fitues në të gjitha bashkitë. A mund të krahasosh kandidatët, garon Ardi Muka, një biznesmen i cili për hir të së vërtetës, në 20 vjet, nuk ka përfituar një qindarkë nga qeveria e PD apo PS, por ka dhënë pjesë nga të ardhurat e tij për komunitetin, si në Kënetë, në Durrësin e ri, në Spitallë. Njeri i suksesit. Çfarë ka për karshi? Ka një zonjë, e cila nuk plotëson asnjë kusht për të kandiduar. Dy vite në drejtimin e bashkisë së Durrësit, janë me dhjetëra denoncime publike për shpërdorim dhe keqmenaxhim të fondeve të tërmetit, të shpërndarjes së ndihmave.

Kjo zonjë ka një problem të tmerrshëm, shumë të rëndë. E dini që ka qenë kryeinspektore e kontrolleve të banesave të dëmtuara nga tërmeti? Dosja është në Prokurori. Del e përfshirë te afera e inceneratorëve, ka dhënë 10 mln euro. Ajo gjobit qytetarët e Durrësit duke sjellë plehrat në minierën e Edi Ramës në Sharrë me 40 euro toni, plehrat e Durrësit. Sigurisht që nuk mbetet me duar bosh. Kjo rezulton se ka disbursuar para 1 jave 200 mijë euro për Klodian Zoton. Pra, është peng, e lidhur, përfituese direkte e aferës.  

Lushnja, një zonë e cila do të fitohet nga ‘Shtëpia e Lirisë’. Një kandidat i shkëlqyer edhe ai, me të gjitha dhuntintë më të mira, me një simpati të gjerë në komunitet dhe po bën një fushatë shumë serioze. Unë ndjej edhe aty aromën e fitores. Lushnja ka pautr një histori të dhimbshme me kryebashkiakët e saj. Edhe kjo që garon është një staf i Fatos Tushes. Kanë bërë kërdinë, kanë shkatërruar shërbimet. Vetëm në fushatën e 25 prillit, në dy mënyra kanë abuzuar nëpërmjet një shoqate dhe direkt me rreth 400 mln lekë naftë, të gjithën ua kanë marrë fermerëve. PD e ka qeverisur disa herë Lushnjen. 

Dibra, jashtëzakonisht mirë kandidati ynë. Nga tre kandidatë, është i vetmi që banon në Dibër, një mësues, drejtues arsimi, ish-kryetar i këshillit bashkiak, ka 30 vjet anëtar i PD. Një njeri që e njeh Dibrën dhe është i përkushtuar. Përveç kësaj, Edi Rama ka mbajtur qëndrim armiqësor ndaj Dibrës. Rruga e Arbrit? Ndërtuam 30 km rrugë, ngelën 27 km. Lamë të gatshëm projektin, financimin dhe kompaninë. Në mënyrë absolute në të gjitha variantet, kishte gjithçka të gatshme për të përfunduar në vitin 2015. Në 2015 kompania kineze përfundonte rrugën. Këta fillimisht thanë nuk e pranojmë, hynë në rinegociata me kompaninë kineze dhe ecën drejt korrupsionit me kompaninë, çka detyroi qeverinë kineze ta tërheqë kompaninë. Unë kalova, nuk ishte e lehtë, ngjitesh në lartësinë 1 mijë m, po të ketë borë e ngrica… Tuneli do një kohë të hapet. Ky po përfundon një rrugë ku më shumë se gjysma e së cilës kishte përfunduar. 

‘Shtëpia e Lirisë’ hyn në këtë garë për të fituar të gjitha bashkitë. Se sa bashki do të fitojmë atë e kanë në dorë zgjedhësit shqiptarë. Ne po bëjmë një fushatë intensive edhe për t’i respektuar zgjedhësit. Po bëjmë këtë fushatë sepse jemi në një revolucion të pandalshëm, këto zgjedhje janë një stad i këtij revolucioni. Por se cili do të jetë verdikti le të presim datën 6 mars. Shqetësimi është i madh në krahun e narkoshtetit. /Syri

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!