Berisha sulmon Xhorxh Sorosin: Triumfojmë ndaj mafias ndërkombëtare

schedule13:15 - 11 Dhjetor, 2021

schedule 13:15 - 11 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka filluar fjalën e tij mes brohoritjeve etë delagëteve dhe mbështetësve të PD-së në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë që Berisha fliste, mbështetësit i kanë ndërprerë fjalën nëpërmjet thirrjeve. Berisha e cilësoi Kuvendin si monument të lirisë dhe të rithemelimit të Partisë Demokratike.

Ish-lideri i PD-së bëri një përshkrim të rrugëtimit të PD-së duke filluar nga fillimi i viteve ’90, gjatë ngjarjeve të 1997, për të ardhur edhe në vitin 2005 kur demokratët u rikthyen në pushtet me atë kryemistër.

Është Kuvendi që mbloidhet si monument i lirisë. Është monument irithemelimit të PD-së. Ky është Kuvendi i parë në histori që në thelb është kulti i anëtarit të PD-së. Më lejoni sot në emrin tuaj të përulem me mirënjiohje të palkufishme ndaj studentëve dhe studenteve liberatorë të dhjetorit 1990 që u ngrihën si luanë të vërtetë me në krye prijesin e tyre legjendar Azem Hajdarin dhe zhvilluan në rrugët e Tiranës një betejë që ngjasonte me atë të Davidit kundër Goliathit.

Nga njëra anë ishin studentët me vullnetin e hekurt dhe nga ana tjetër diktatura me tanke, blinda dhe mitroloza. Studentët themeluan PD të atyre bvlerave që ne sot rivendosim në themelet e saj“, tha ai.

Berisha tha se ishin mbledhur sot për të rithemeluar Partinë Demokratike, ndërkohë që sulmoi nominalisht Xhorxh Sorosin duke e cilësuar si kreun e mafias ndërkombëtare dhe që është kundër interesave të shqiptarëve.

Ky Kuvend  është shpëtimtari  vlerave të mëdha që ndajmë me ta. Ky Kuvend është i vendosur që të rrëzoijë narkoshtetin në Shqipëri, si edhe të ngrëjë PD-në si parti konservatore në piedestalin që e meriton duke u përballur me mafien ndërkombëtare, kreun e saj dhe armikun më të madh të interesave të shqiptarëve, multimiliarderin Xhorxh Soros”, tha Berisha pasi kishte përshëndetur më parë konservatorët në të gjithë botën.

Në këtë mënyrë, Berisha po tenton që këtë përplasje ta paraqesë si një përplasje mes konservatorëve dhe të majtëve.

Ndër të tjera, ish-kryeministri tha se kur Basha erdhi në krye të PD-së, ai u përkul para regjimit të Edi Ramës.

Dy vite pasi dorëzuam pushtetin, Rama bllokoi çdo project të madh të Bashkisë së Tiranës. Bulevardin, sistemimin e Lanës apo Tramvajin. Ishin projekte që ne i kishim mbështetur fuqimisht kur ishim në pushtet. Kryetari ynë nuk lëvizi një gjethe për të ngritur demokratët në protesta ndaj Edi Ramës”, tha ai duke numëruar ato që i quajti gabime të vazhdueshme të Bashës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!