Si pothuajse çdo hetim që po hapet nga SPAK, ku të përfshirë mund të jenë zyrtarë apo ish-zyrtarë të qeverisë, Sali Berisha ka një reagim që nuk ndryshon në asnjë rast. Ai sulmon drejtpërdrejt prokurorinë e posaçme, edhe në fazën kur sapo nisin hetimet.
Kështu ndodhi edhe në rastin e çështjes së kocensionit të sterilizimit. Duke marrë shkasë nga reagim të një ditë më parë të ish-ministrit të shëndetësisë, Berisha ka sulmuar SPAK-në duke thënë se po e fal Ilir Beqjan. Dhe kjo ndodh sipas tij, sepse prokurorët e SPAK, janë të korruptuar.
“Dje Ilir Beqja, ky monument i shëmtuar i korrupsionit të qeverisë, ky monument edhe më i shëmtuar i korrupsionit të tmerrshëm të SKAP-it të partisë, si i shpëtuari i tij doli dje krenar, shend e verë dhe rrahu gjoksin për vjedhjen e tij para qytetarëve shqiptarë”
Konkluzioni i tij se SPAK është korruptuar për të shpëtuar Beqajn, nuk po heton me kontratat origjinale të kocensionit të sterilizimit, që ai e quan vjelljen e dytë të shekullit.
“Partia Demokratike informon publikun se ekzistojnë të dhëna tronditëse që pohojnë se SKAP-i i partisë, për të manipuluar sipas urdhrave, hetimet, operon me kontrata të falsifikuara dhe jo origjinale”
Prandaj, Berisha kërkon nga qytetarët, që të dalin në rrugë dhe të marrin në dorë fatin e tyre./abcnews.al