Berisha sulmon Celibashin/ E ndihmoi duke shtyrë rezultatin, doktori: Zbatoi urdhrat e Ramës

schedule18:12 - 29 Maj, 2025

schedule 18:12 - 29 Maj, 2025

Arbitri ishte i shitur. Berisha gjeti sërish fajtor për humbjen e 11 majit. Dhe pse ky arbitër e ndihmoi dy herë, dhe ia shtyu humbjen, doktori e akuzoi si të blerë nga Rama.

“Po, kqz zbatoi urdhrat e Ramës. Kushti ynë ishtë jo nënkontraktor. Por i duhej 1 njeri të mbushte me 30 mije vota. Prandaj del fiks, kaq vota merr pd, kaq vota merr ps. Mungojnë 40 mijë vota, se duhet ti ndanin nëpër kuti e të ndryshonin rezultatin.”

Berisha premton se ka mijëra fakte, por këtë të enjte publikoi vetëm një. Disa statuse facebooku të një postieti te Dhl, herë më zarfe e herë më Taulant Ballën.

Por kur gjatë fushatës, në rrjet demokratët emigrantë shpërthyen ne video duke grumbulluar zarfe e votuar PD, doktori i falenderonte kurse KQZ i amnistonte.

Por tani, është faza ndërkombëtare. Ai ende beson se zgjedhjet nuk do njihen. Por mesazhet doktori i lexon ndryshe, edhe kur miqtë e tij e urojne personalisht Ramën.

“Elmar Brok eshte mik. Po urimi i tij ishte ironi per Ramen. Ishte ironi, ce pyet, a kupton ti”

Si me urime si pa urime, Berisha një gje e ka te qarte. Ai do te qendroje ne krye te PD deri kur

“Ne qendrojme ne politike, derisa Rama te largohet. Nuk eshte realizuar. Por sdo te thote se sdo realizohet. Derisa shqiptarët të votojnë të lire, dhe kjo do bëhet kur të largojmë Ramën.”

Doktori mblodhi edhe drejtuesit politik sot ne seline blu, per tu thene se zgjedhjet e 11 majit jane farse elektorale, jo se e thote ai, por se ashtu jane.

“Jo jo, jo se e them une, por farse eshte ajo. Duhet te kesh probleme me syte po nuk e sheh dot, por ne skemi probleme”

Kohet e fundit, Berisha nuk i degjon mire as pyetjet, si ta shohe ai humbjen?

“URDHERO?”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!