Jehona e foltores së Salianjit në Durrës mbërriti shpejt në Tiranë. Sy e vesh, jo vetëm demokratët, por dhe vetë doktori e kishte ndjekur live.
Vetëm se Sali Berishës diçka nuk i kishte shkuar poshtë. Dhe si gjithmonë kur diçka nuk i pëlqen…
“Disa prej tyre që i njoha, pashë individë që kanë punuar për Ami Dyrmishët, pashë të tjerë që ia kanë mbathur në mes të fushatës për turizëm në mënyrë të dokumentuar. I përgëzoj anëtarët dhe demokratët e Durrësit, të cilët e braktisën, i përgëzoj.”, tha Berisha.
Në fakt tradhtarë në takim kishte më shumë doktori
Eraldo Kalemaj, demokrat në njësinë nr.9: Është e lehtë të rrish në opozitë me rrogë deputeti, por s’është e lehtë të rrish në opozitë si demokrat i thjeshtë apo simpatizant
Personi që shprehte mërzinë, në fakt ka të afërm të tij që punojnë në administratën Rama. Sipas denoncimit të një demokrati, i cili thotë se për këtë, ishin në dijeni dhe organizatorët.
“Babai i djalit demokrat tek njësia nr.9, me poste në administratë shtetërore”
Por shqetësimi i zotit Berisha u duk, kur i kërkoi llogari Salianjit për dështimin në një zonë të Tiranës, ndërkohë që Salianji në zgjedhjet e fundit mbillte flokët në burg.
“Ai është anëtar kryesie, s’ka shtruar një problem në kryesi. Ai është i ngarkuar, ka një zonë, ku duhet të bëjë analizën, ka marrë pjesë në analizë në atë zonë, është anëtar kryesie. Kush tha që e kemi fituar bashkinë kavajë prej tij? Më fal po ai ishte në burg, dhe këtë vit u morën nja 3 mijë vota më shumë atje”
Përveçse tradhëtar, edhe mashtrues. Por doktori i dha një shans të fundit Salianjit.
“Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh se para jush dhe të gjithë shqiptarëve, këto katër vite militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Jo nuk paralajmëroj përjashtime, jo, llogaridhënie, po”
Kur flet doktori, të tjerët e kanë vështirë. Ish-kolegët e vjetër të Salianjit u shfaqën gojëkyçur për foltoren e tij.
Tomor Alizoti: A keni ndonjë pyetje për qeverinë
Jozefina Topalli: Kemi gjëra më të rëndësishme sot
Paloka: Jemi live? Rama, Rama, pjesën tjetër e thoni vetë.
Një sinjal se Salianji deri tani ka goditur në shenjë, është se kur vjen puna për të ardhmen e partisë demokratike, militantët e vërtetë të Berishës, nuk janë me Gazmendin, por me Ervinin.
“Po me këtë duhet ti thuash bravo, se s’ka vendosur shishen e qumështit në radhë ky e të presë të vdesë Berisha. Po thotë, doktor nuk vazhdohet më kështu.”
Pra demokratët thonë se Salianji është me PD. Por me kë është vetë Berisha?
Ilir Vrenozi: Juve po foli ndryshe, ju thoni armik. Gjysma e këtyre duan të flasin si Salianji, por kanë frikë. Ne jemi PD apo parti fashiste. Po shamë njëshin, ji armik ji armik. Ik ore, s’jeni demokratë juve, ik q’’’’’’.

