Berisha: Sovrani foli, vota është në duart e komisionerëve me përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës, bandat e Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ me urdhër nga Rama se mund të ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, ata janë aktivë, janë denoncuar qoftë nga mediat nga PD dhe në zona të tjera Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, të zbatohet ligjim ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion. Garantoj bandat se qeveria e aleancës për Shqipërinë Madhështore , do marrin ndëshkimet më maksimale. E kuptoj se janë në përpëlitje të fundit, asgjë nuk mund të ndryshojë. Populli ka folur në mënyrë vendimtare.
Së dyti, lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshmëm Baton Stanishiq, konvertoi në poll memorandumin e Kucit, i them Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë orët e fundit të tij, në pushtet, mos përdor papagaj, të aftë të deklarojnë cdo gjë kundrejt pagesave./abcnews.al

