Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se Sali Berisha është një figurë e izoluar, që sipas tij jeton i rrethuar nga badigardë. Sipas analistit, vendi ka vuajtur nga veprimet e tij, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm dhe si një politikan që ka shfrytëzuar më të dobëtit.
Më tej, Çupi tha se në protestën e 20 shkurtit që do mbahet nga Berisha do të ketë vrasje të paralajmëruar.
“Berisha për shkak të rëndesës së madhe të krimeve dhe mashtrimeve tërë jetën, një njeri në një rreth të ngushtë të badigardëve, një njeri në këtë nivel nuk guxon të dalë nga shtëpia pa badigardë. Nuk mund të dalë në rrugë si gjithë të tjerët. Izolimin e tij nuk e përcaktojnë vetëm ujërat, e përkufizojnë fenomene sociale që janë obsesive. Ai tashmë e ka kthyer mbijetesën e tij në frikë. Saliu është një njeri plotësisht i izoluar. Të gjitha janë influencë e asaj që bën dhe frikës që ka. Saliu nuk shkon dot në Sheshin Skënderbej, është i izoluar.
Kjo është një sjellje barbare e përdorur në thellësitë e historisë, kryesisht në Mesjetë. Merren fëmijët dhe keqpërdoren; në zonat ku ka lindur Berisha, në Mesjetë fëmijët janë përdorur në mënyra absurde. Saliu e marton fëmijën 12 vjeç vetëm për ta parë të raskapitur, e ka problemin me më të dobëtit. Saliu e ka përdorur të dobëtin, dobësinë; kur ishte sekretar i partisë, përdorte keq studentët dhe adoleshentët. Berisha është i rrezikshëm dhe ka vuajtur ky vend prej tij, sepse përdor të dobëtin. Në protestën e 20 shkurti do të ketë vrasje të paralajmëruara” / abcnews.al /


