“Berisha si Trump”, Minxhozi: Mendon se historinë e tij penale mund ta kthej në sukses dhe jo humbje

schedule20:36 - 11 Nëntor, 2024

schedule 20:36 - 11 Nëntor, 2024

Analisti Skënder Minxhoi deklaroi në emisionin “Real Story” se Sali Berisha mendon se mund të ndjekë shembullin e Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai thotë se ashtu si Trump që akuzat e tij i ktheu në histori suksesi, ashtu dhe Berisha mendon se historinë e tij penale mund ta kthej në sukses dhe jo humbje.

“Ardhja në pushtet e një rreshtimi politik që kërkon të jetë shumë agresiv jo vetëm me pushtetin e tij, jo vetëm me të gjithë komponentët e institucioneve të Amerikës ashtu siç ne i njohim sot, por të fusi duart në drejtësi, në administratë.

Ka një dozë premtimesh, por ka dhe një realitet, sepse është ajo shprehja e vjetër që njeriun e bën zyra. Natyrisht që Trump është për herë të dytë në atë zyrë dhe do të kërkojë të jetë më i ashpër.

Por për të ardhur në Shqipëri, të mos të harrojmë që në vitin 2004 në emisionin tënd, Fatmir Xhafaj ka hedhur piketat kryesore të reformës në drejtësi, që aty nuk kishte as Soros dhe asgjë. Kjo nga një projekt-nismë u propozua për të bërë një reformë për sistemin e atëhershëm në drejtësi, ku ishin këto piketa kryesore. Natyrisht, jo me këtë veting kaq të ashpër, por unë nuk besoj që ka pasur fondacion Soros që mund të binte palët në Shqipëri, që të përgatisnin një kuadër ligjor që të fusnin veten në burg.

Mos të harrojmë që reforma në drejtësi në korrikun e 2016 është votuar në parlament me 100% të votave kur Trump ishte në batutat e fundit të fushatës zgjedhore.

Unë gjykoj që ashpërësimi i toneve të zotit Berisha ka të bëjë me ndjesinë që Berisha si politikan i vjetër ka, duke parë Trump që 92 akuzat që rëndojnë mbi të nga drejtësia amerikane, i ktheu në një histori suksesi dhe mori aq vota nuk e mendonte askush. Ndoshta, Berisha mendon që në kushtet e reja gjeopolitike që janë krijuar historinë e tij penale mund ta kthej gradualisht në një histori suksesi dhe jo humbje, edhe të evitojmë procesin e afërt drejt të cilit ai po shkon”, u shpreh analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!