TIRANË– Berisha u kthye nga Portugalia. Nga vendi ekzotik, u dallua se vapa kishte bërë të vetën.
“Isha në Porto të Portugalisë, ku mbajti punimet Asambleja Parlamentare të KiE, më falni të OSBE”
Por ndërsa qëndronte në Porto, lajmi i ndodhi në Tiranë. Ai mori meritat për Zegjinenë, e shtoi se lëmshi në Fier u bë falë rinumërimit të tij.
“Se nisën të kritikojnë rinumërimin, ja ku i keni, Ceno Klosi hajdut me çizme. Zegjinesë si takonte mandati, ia mori ajo tjetra, pastaj ndërhynë, për 5 orë e la se i duhet Zegjineja në parlament. Është dhe një Jahja, të pangopur, kanë vjedhur vota”
Nga ana tjetër, Berisha nuk ngurroi ti japë edhe një shuplakë Gaz Bardhit e komisionerëvë të tij. Si për humbjen edhe për votat e shtuara.
“Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi ligjore.”
Kurse Belo me shokë, mund të rrinë të qetë për Tiranën. Doktori është i bindur se për ta, fajin e ka një tradhtar.
“Është njëri në kas, që unë e kam shkarkuar për korrupsion. Po për atë e kam, Rusmajlin. Më kanë sjellë raste për Tiranën, lëvizte pak vija jashtë, ky i shpallte të pavlefshme. Edhe duket sikur kemi vjedhur votat”
Por ndërsa farsa po i ftohet, ky korrik ka nisur shumë i nxehtë për doktorin. Përveç gjyqit Partizani, tani SPAK po heton edhe lobimin 6 milionë dollarë në SHBA. Mes dy zjarreve, po përpiqet t’i shmanget te dyjave, për pak kohë.
“Është fondacioni jo ne. Noka ka firmosur për të pranuar shërbimin. Është në dorë të fondacionit, ne s’kemi vendosur ende nëse do ta vijojmë apo jo, por fillimisht është fondacioni”, tha ai/abcnews.al

