Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha shtyn gjyqin/ “Partizani”, avokatët: Të mos njihen aktet hetimore

schedule12:26 - 29 Shtator, 2025

schedule 12:26 - 29 Shtator, 2025

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë seancën në ngarkim të Sali Berishës dhe të pandehurve të tjerë, për aferën korruptive të privatizimit të Ish Kompleksit Partizani.

Shkak për këtë shtyrje janë bërë manovrat dhe kërkesat e avokatëve të të pandehurve të cilët kërkuan që të shpallen të pavlefshëm të gjitha aktet dhe gjetjet e Prokurorisë së Posacme.

Të hënën ishte radha e biznesmenit Fatmir Bekteshi për të bërë kërkesat paraprake, ku nëpërmjet avokatit të tij, kërkoi pavlefshmëri të akteve, ndërsa pretendoi pavlefshmëri  edhe të procesverbaleve për sekuestrimin e sendeve nga studioja ligjore Pustina. Edhe avokatja e Andia Pustinës, kërkoi pavlefshmërinë e sekuestrimit të disa.

Sali Berisha nuk shkoi në gjyq, por ndryshe veproi dhëndri i tij Jamarbër Malltezi i cili u paraqit vetë në seancë. Prokurori Arben Kraja kërkoi kohë për t’u shprehur për këto kërkesa paraprake të bëra nga ana e mbrojtjes, duke bërë që seanca të shtyhej më 13 tetor, ora 12:00.

Në gjyqin për privatizimin e ish Kompleksit Partizani, Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!