Berisha: Shqipëria ka problem qeverinë e saj, Rama mburret se nuk ka master

schedule18:39 - 28 Qershor, 2022

schedule 18:39 - 28 Qershor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se qeveria ka dëshmuar se nuk ka asnjë ndjeshmëri për interesat e qytetarëve.

Në një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile për protestën e 7 korrikut, Berisha përmendi edhe pengesën për hapjen e negociatave, duke thënë se problemi nuk ka qenë VETO-ja bullgare, por qeveria e Shqipërisë.

“Ju falënderoj për praninë tuaj sot në këtë sallë, prani që dëshmon vendosmërinë e përbashkët për t’u angazhuar në një lëvizje, e cila inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim, nga një qeveri e cila në mënyrë absolute siç e shikoni në çdo vendim, në çdo akt dëshmon një mosndjeshmëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë

Një qeveri e cila nuk përpiqet të zgjidhë problemet e qytetarëve, por me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve të vendit tonë.

Një qeveri që në rrafshin atdhetar vendos për t’i thënë jo ose po ftesës për në Bruksel duke mos përfillur asnjë institucion shqiptar.

Por na informon se u lidh me Aleksandër Vuçiç. Një qeveri që shkon në Bruksel dhe absolutisht flet 5 herë më shumë për Serbinë se për Shqipërinë, kurse e ka të ndaluar të thotë një fjalë të mirë për Kosovën.

Sulmon një vend mik që 32 vitet e fundit shqiptarët kanë pasur vetëm miqësi, Bullgarinë. Jo se Bullgaria ka penguar Shqipërinë, Shqipërinë e ka bllokuar Edi Rama për hapjen e negociatave. Vetoja bullgare është për Maqedoninë, me Shqipërinë nuk ka asnjë problem.

Shqipëria ka problem qeverinë e saj. Një njeri që mburret se nuk ka master dhe doktoratë, një njeri që nuk kupton ça flet.

Një njeri që i shfrytëzon fatkeqësitë për të fituar kapital politik.

Shikoni çfarë bëhet me çmimet. Nuk ka asnjë vend në rajon që çmimet të kenë kapur 170% të mesatares së BE për ushqimet.

Këto na i diktojnë bordet që ky zotëri thotë janë komunistë, por të dobishme.

Të marrim rritjen e çmimeve. E çon inflacionin në 29%. Sa janë rritur rrogat? Asgjë ska ndodhur përveç politikës së vjetër që nuk shprehet, shtrëgnimit të rripit.

Në këtë kontekst përgjigja jonë është jetike. Reagimi i fuqishëm i shoqërisë cicile është i pazëvedësueshëm”, tha Berisha. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!