Berisha sfidon drejtësinë/ Minxhozi: 12 zyrtarë socialistë kanë punë me SPAK, përse nuk hedh një hap procedural për ish-kryeministrin?!

schedule20:21 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 20:21 - 4 Dhjetor, 2023

Në emisionin “Real Story” në ABC analisti Skënder Minxhozi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha asnjëherë nuk ka pranuar që të pyetet nga drejtësia, ndërsa tha se duhet një vendim procedural i dytë pasi ka të bëjë direkt me reputacionin e SPAK.

“Sjellja e Berishës është recidive ndaj drejtësisë në këtë formë. Po ti kapim ngjarjet ato fillojnë në vitin e largët ’92. Berisha nuk ka pranuar kurrë të pyetet nga drejtësia. Nuk ka pranuar të flasë në ambientet  e drejtësisë shqiptare. Edhe Lulzim Basha nuk është se e përjashtoi, por thjesht e pezulloi, dhe reagimi i Berishës ishte ai që pamë. Pra personazhi është i njohur për qasjet e tij  agresive, në raportin e tij me ligjin”, tha Minxhozi.

Pjesë nga biseda në studio:

Artur Zheji: Gjithsesi mendoj që Berisha është në disfavor. Kam përshtypjen që drejtësia e ka treguar punën e saj.

Minxhozi: Respekti i protokollit ndaj një organit të drejtësisë së ndaj shtetasit Berisha, na duhet edhe vetë për situatën dhe ngjarjeve në vijim. Familja e ish-kryeministrit më në fund po hetohet për diçka dhe kjo është shumë e rëndësishme. Po ky SPAK dhe kjo drejtësi ka çuar në burg zyrtarë, janë 12 zyrtarë socialistë që kanë punë me SPAK. Kur SPAK ndodhet në këtë raport pamundësie me Berishën, përse nuk hedh një hap procedural, të mos themi që duhet ta kishte menduar që ai nuk do të vinte. SPAK kur e ka hedh këtë hap kaq të fortë duhet ta dinte që zotëria në fjalë nuk i merr mirë këto punë, atëherë çfarë kundërmase?

Zheji: Unë nuk e besoj që SPAK vepron me regji. Mendoj që SPAK ka imunitet deri tani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!