Berisha, sërish në derën e SPAK, Shehi: Paraqitja me protestues para gjykatës, rruga e gabuar. Opozitës s’i duhen tifozë

schedule13:29 - 7 Janar, 2025

schedule 13:29 - 7 Janar, 2025

Kreu i LZHK Dashamir Shehi, në një intervistë në “News Line”, në ABC News, u shpreh se paraqitja e ish-kryeministrit Sali Berisha në gjykatë më protestues nuk ishte rruga e duhur.

Shehi shprehu mbështetjen e tij për SPAK duke thënë se drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj, ndërsa theksoi se opozitës nuk i duhen aspak tifozë dhe shfaqje të tilla, por ka nevojë për mbështetjen e popullit.

“Të shkosh me protestues para dyerve të SPAK nuk është gjë e mirë. Këta letrat i dorëzojnë në SPAK dhe këtë akuzojnë. Tifozët jashtë dyerve, nuk e shoh si diçka pozitive, mendoj që për mua është një rrugë e gabuar. Sa për paraqitjen e tij në SPAK mund të them që ka reflektuar. Por tashmë po humbin një pjesë të qytetarëve që janë korrekt dhe që ka nevojë opozita, opozita nuk ka nevojë për tifozë, por për popullin.

Muajin tjetër do ta thërresin sërish, çfarë do të bëjnë? Sërish me protesta? Unë them që është e gabuar. Nëse dalin dhe më thërresin mua, çfarë të bëjmë të shkojmë të gjithë me tifozë. Ne e dimë që nuk është një shtet normal që ka thyer rregullat, por kjo është një strukturë e re që ka mbështetjen ndërkombëtare. Unë e theksoj që drejtësisë së re duhet t’i japim mbështetje, por ne duhet t’i lëmë të qetë të bëjnë punë e tyre”, tha më tej Shehi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!