Berisha s’e ka falur Nanon: Ishte një hajdut, provat i dha qeveria e vet

schedule15:45 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 15:45 - 29 Dhjetor, 2023

Edhe 30 vjet pasi iu vunë prangat dhe 18 vjet pasi Fatos Nano la përgjithmonë politikën, pasi humbi zgjedhjet, Sali Berisha nuk e ka falur atë.

Në korrikun e 93-it, Berisha në qeveri, Nano në opozitë u burgos, për akuzën e korrupsionit dhe abuzimit. Këtë e kujtoi edhe në këtë konferencë të fundit të zakonshme të Berishës, për këtë vit.

“Krahasimi me të pakrahasueshmen nuk shërben dhe është fatkeq.

Kështu përgjigjet Berisha kur pyetet për akuzën e 30 viteve më parë ndaj Nanos, që edhe socialistët e asaj kohe dhe jo vetëm, thonin njësoj si demokratët e tij, 3 dekada më vonë, që Rama kërkon të arrestojë Berishën. Por Berisha e ndan rastin e tij nga ai i Nanos.

“Fatos Nano është arrestuar për një abuzim, i cili sipas përllogaritjeve të qeverisë së PS, konkretisht të ish-ministrit të tregtisë së jashtme, Shane Korbeci dhe të ministrave të tjerë që nuk kishin firmosur, por u ishte falsifikuar firma në qeveri, njëri prej tyre, Qemal Disha, ishin zhdukur 10 milionë ndihmë humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan.”

Asnjë akuzë ndaj Nanos shton Berisha, nuk ia ka bërë ai, por të gjitha socialistët.

“Fatos Nano nuk ka pasur asnjë akuzë të vetme nga qeveria e PD-së, se ajo ishte gjithçka gati. Kjo është e vërteta. Fatos Nano është thirrur dhe është pyetur, sikundër janë në dosje akuzat e ministrave të tij.”

Megjithatë, mes dy rasteve ka një dallim të madh, Fatos Nano ndoqi një me një procesin, nga thirrjet për tu përgjigjur, deri ditën që iu vunë prangat. Berisha në të kundërt ka sulmuar çdo kundërshtar politikë dhe cdo drejtues institucioni të drejtësisë.

“Ekzistojnë të gjitha turpet dhe pafytyrësirat të ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!