Berisha s’beson sondazhet: I manipulojnë! Projekti i dhëndrit të Trump? S’del kundër, por akuzon Ramën se po ndikon në SHBA

schedule15:10 - 16 Janar, 2025

schedule 15:10 - 16 Janar, 2025

Entuziast për fitoren e Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përtej oqeanit, pas shpalljes non-grata 4 vite më parë, për Sali Berishën vijon të ketë vetëm lajme të këqija.

Edhe pse sondazhi i Institutit Republikan e nxjerr Berishën DISA herë më pak të besueshëm se kryeministri Rama në Shqipëri, sërish kryedemokrati beson tek nje e vertete tjeter: ajo qe eshte ne koken e tij.

“Pollet janë një nga mënyrat më të shëmtuara të manipulimit të opinionit publik. Ju garatoj se ngjitja e PD gjatë këtyre muajve është ngjitja vertikale më e fuqishme e saj dhe ajo po shkon drejt fitores”

Megjithatë, Berisha në raport me Tramp është i kujdesshëm, duke mos kundërshtuar asnjë veprim të tij apo familjes edhe në Shqipëri. Keshtu Pasi mësoi se qeveria e kryeministrit Rama e shpalli investitor strategjik dhendrin e Tramp, Jared Kushner duke i hapur rrugë investimit turistik 1.4 miliardë euro në Sazan, Berisha tha se nuk është kundër projektit, por nuk harroi te akuzoje Ramën se po bën favore për të blere influence përtej oqeanit.

“Është oferta e radhës që Edi Rama e bëri për të blerë influence politikë. Por kemi deklaruar se nuk kundërshtojmë oferta të rregullta që respektojnë ligjet dhe interesat e vendit edhe pse thash Rama e bëri për influencë politike. Është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë këtë dallim” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!