Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë/ Ish-kryeministri i akuzuar për korrupsion kërkon lirimin nga arresti

schedule11:42 - 23 Mars, 2024

schedule 11:42 - 23 Mars, 2024

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon heqjen e masës së arrestit shtëpiak në Gjykatën e Lartë. I dyshuar nga SPAK për korrupsion pasivlidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Berisha që po mbahet i izoluar prej 3 muajsh në banesë kërkon heqjen e arrestit.

Rekursi eshte regjistruar 20 mars ku gjyqtari relator pritet te jete Sokol Binaj por ende nuk eshte caktuar nje date dhe ore per shqyrtimin e rekursit.

Berisha ka ankimuar në apel edhe vendimin e shkallës së parë të gjyqtares Irena Gjoka që nuk e lejoi të marrë pjesë në seancat plenare të parlamentit.

/abcnews.al