Berisha refuzon ndërkombëtarët/ Kreu i Foltores: Asnjë negociatë, revolucioni vazhdon

schedule15:36 - 22 Nëntor, 2023

schedule 15:36 - 22 Nëntor, 2023

Pas shumë javësh kaos në parlamet, selitë më të rëndësishme u vunë në lëvizje, duke kërkuar që palët të nisin dialogun, e për ta shëndërruar Parlamentitn nga një arenë tymi e zjarri, në një arenë debati mes mazhorancës e opozitës.

Por Berisha e sheh të panevojshme këtë. Kreu i Foltores, i shpallur non grata, nga amerikanët dhe britanikët, del kundër dhe vijon ti qëndrojë deklaratave të tij të ashpra për aksionin e nisur, prej fillimit të muajit tetor.

“Çfarë negociate? Me Kushtetutën nuk ka negociata. Të zbatohet Kushtetuta”

Ndryshe nga sa bëhet thirrja, Berisha duket i vendosur, që të vijojë të shkaktojë kaos në parlament, duke ndezur tymuese apo edhe zjarr, me argumentin se të drejtat e opozitës janë të shkelura dhe kjo nuk do të lejohet.

“Me këtë që ai ka bërë, me atentatin që i bën Kushtetutës së vendit, do përgjigjen gjer në fund. Jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo mënyrë Kushtetutën. Jemi të vendosur ta mbrojmë Kushtetutën kudo”

A i adresoheshtin thirrjet Berishës apo jo, ai e dha përgjigjen e tij. Por reagimi i selive diplomatike u prit me reagime më entuziaste nga grupimi I Gazment Bardhit, duke i lexuar thirrjet e ndërkombëtarëve, si një nevojë për rikthimine  Parlamentit në normalitet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!