Berisha: Referendumi i parë në histori, anëtarësia do të shkarkojë Lulzim Bashën

schedule09:59 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 09:59 - 18 Dhjetor, 2021

Ish kryetari i PD-së, Sali Berisha në ditën e Referendumit për shkarkimin e Bashës është shprehur se sot është një ditë e shënuar për demokratët dhe për votën e lirë.

Berisha është shprehur se anëtarësia e demokratëve sot për herë të parë në të gjithë këto vite kanë mundësinë që të zgjedhin dhe të votojnë për shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ai sërish ka akuzuar Bashën se po vepron sipas skenarëve të kryeministrit Edi Rama.

“Për herë të parë në histori është anëtarësia që vendos për shkarkimin e Lulzim Bravës, nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë, ky është një kapitull i ri në rrugën e rithemelimin e PD-së dhe pluralizmit politik shqiptar. Ky është një akt madhor që ka dridhur themelet e narko-shtetit. E patë kreun e Meduzës mbrëmë që përpiqej të tjetërsohej nga ajo që është. E patë ju Lul Bravën që në anti-kuvendin e tij ka mbledhë nga nxënë shkollash deri në personat me kryetarë me dy mandate të PD-së. Nga ana tjetër shikoni ngadhnimin e  opozitës së vërtetë, që ka sjellë entuziazëm dhe shpresë të madhe në Rini dhe në të gjithë shtresat e tjera të popullsisë në Shqipëri. Shikoni krahun tjetër sesi po shëmtohet çdo ditë  e më shumë me aktet e veta me ato që bën Lulzim Brava që e merr nga skenarët e kreut të Meduzës, që do të kenë të njëjtin fat”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë kujtojmë se mesditën e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin Kombëtar që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!