Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha, qasje destabilizuese”, Nazarko: Po krijonte një destabilitet tërësor në Ballkan, Trump nuk donte një efekt domino

schedule21:07 - 13 Nëntor, 2024

schedule 21:07 - 13 Nëntor, 2024

Analisti Mentor Nazarko thotë se një arsye që lidhet me non grata-n e Sali Berishës është edhe qasja e tij për të krijuar destabilitet në Shqipëri por edhe në rajon. I ftuar në emisionin “Real Story”, ai u shpreh se Berisha po krijonte premisat e një destabiliteti në Ballkan dhe se Trump nuk donte një efekt domino.

“E ashtuquajtura dosje korrupsioni, mendoj se është pretekst se Berisha u bë problematik me nxitjen dhe qëndrimin para apo pas Lul Bashës në të ashtuquajturën qasje destabilizuese në Shqipëri dhe rajon. Në Shqipëri duke konsideruar që marrëveshja për të cilën u angazhua në vetë të parë, ajo e paqes Kosovë-Serbi, nënkuptonte që rreth e përqark të kishte stabilitet. S’mund të kishte sukses marrëveshja nëse Shqipëria do të ishte e destabilizuar me protesta dhe bojkot, djegie mandatesh.

Ky ka qenë angazhimi i Matthew Palmer, që ishte i fuqishëm, se administrata Trump imagjinonte se do të zhvillohej një dukuri fotokopje në Ballkan, ku njëra palë do të digjte mandatesh, pastaj do të vazhdonte opozita malazeze, serbe…Trump nuk donte një efekt domino dhe Berisha nëpërmjet Bashës po krijonte premisat e një destabilizimi tërësor në Ballkan. Ky destabilizim tërësor, çështja e korrupsionit është nxjerrja e një asi nën mëngë.“, u shpreh Nazarko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!