Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një raport të prokurorisë në Elbasan, në lidhje me ngjarjen tragjike në Elbasan ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, sipas të cilit thotë se në makinën e dy prej personave të akuzuar si të përfshirë në ngjarje janë gjetur karta identiteti, pasaporta dhe fletë votimi.
Berisha ngre pretendimin se në vendngjarje janë gjetur tre lloje gëzhojash gjë që tregon sipas tij se në drejtim të aktivistëve të PD është qëlluar me dy armë të ndryshme.
“Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan! Trafikanti Ardi Veliu ka mashtruar publikisht shqiptaret. Ne makinen e banditeve,trafikantit Greca dhe vrasesit Klement Xhaferi sipas raportit zyrtar qe policia i ka dorzuar Veliut dhe prokurorise u gjenden dhjetra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, bllok pagesash deri dhe shkop gome policie.
Ndersa kryehorri i pafytyre ne krye te narkopolicise u tha shqiptareve se ne makinat e bandes nuk u gjenden materiale zgjedhore.
Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash.
Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet Edi Rama dhe puthadori i tij Ardi Veliu! Sb”, shkruan Berisha./mv.abcnews.al
DOKUMENTET E PUBLIKUARA NGA BERISHA