Berisha protestë në samitin BE-Ballkani Perëndimor? Balla: Ai nuk e ka dashur kurrë integrimin, është turp

schedule12:20 - 17 Nëntor, 2022

schedule 12:20 - 17 Nëntor, 2022

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla hodhi akuza ndaj Sali Berishës, duke thënë se ai nuk e ka dashur kurrë integrimin. Balla këtë e lidhi me paralajmërimin që Berisha bëri, për datën 6 dhjetor kur në Tiranë vijnë krerët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Duke iu referuar paralajmërimit të Berishës se do të vijë Europa, Balla thotë se do të jetë fyese nëse do mbahet protesta e radhës në ditën kur të vijnë liderët europianë.

Edhe pse Berisha nuk dha një datë fikse ai theksoi se populli do të reagoj duke e lidhur me faktin që “Europa do të vijë së shpejti në Tiranë”.

“Dështimi i mitingut, planifikimi i mitingut të radhës. Ditën e  Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor janë ata që shkaktojnë dhimbje që kthen këtu pastaj në formë fyese për ne. Teksa ne prisnim të merrnim fjalën…për Integrimin. Sali Berisha nuk e do Integrimin. Nuk ka qenë këtu kurrë. Është sjelle për të penguar integrimin si sot. Ndaj filloi pjesa e konfliktit të brendshëm” tha Balla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!