Berisha protestë ditën e gjyqit në kushtetuese

schedule09:42 - 19 Nëntor, 2024

schedule 09:42 - 19 Nëntor, 2024

Më shumë se në dorë të SPAK, ku Berisha nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të fituar lirinë e munguar prej dhjetorit të vitit të shkuar, shpresa e kreut të PD është tek Gjykata Kushtetuese.

Ndërsa demokratët do të përgatiten për t’i bërë më të zëshme problemet e pensionistëve në orët e pasdites, vetë Berisha do të ketë këtë vëmendjen pak metra më tutje nga Parlamenti, tek gjyqtarët kushtetues.

Këtë të martë, në orën 10:00 trupa kushtetuese do të shqyrtojë dosjen e tij, që kundërshton masën e parë ndaj tij, atë të “detyrimit me paraqitje”, që ai e refuzoi ta zbatojë, me argumentin se ishte anti-kushtetuese, pa kaluar më parë në autorizimin e Parlamentit.

Këtë anti-kushtetueshmëri Berisha pret që të martën ta artikolojnë të paktën 5 gjyqtarë, nga 8 që janë aktualisht, me shpresën për të fituar liri-daljen nga “izolimi në shtëpi”, që i vendosi në fund të dhjetor të shkuar prokuroria e posacme anti-korrupsion për dosjen “Partizani”.

Seanca në Kushtetuese është në bazë dokumentesh, cka do të thotë që seanca me akimim individual, është me dyer të mbyllura dhe pa prezencën as të avokatit të tij, Genc Gjokutaj./abcnews.al