“Berisha, probleme me drejtësinë”, Beqiri: Ka kryer krime të rënda, krijon alibi duke sulmuar SPAK

schedule13:22 - 11 Nëntor, 2024

schedule 13:22 - 11 Nëntor, 2024

“Berisha ka probleme të rënda me sistemin e drejtësisë”, kështu u shpreh avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “News Line” në ABC News.

Gjatë intervistës ai theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka kryer krime makabre, duke shtuar se sipas tij do t’i rëndojë edhe akuza e dhënies së urdhrave të “21 janarit”. Më tej nënvizoi se ish-kryeministri nuk i ka ndaluar sulmet ndaj SPAK, pasi sipas avokatit tashmë e di që nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër, veçse të krijojë alibi duke sulmuar SPAK.

“Berisha ka probleme të rënda me sistemin e drejtësisë në kuptimin që janë vërtet makabër. Ndaj tij do të rëndojë edhe akuza e dhënies së urdhrave të 21 janarit. Po shkon drejt përfundimit ajo çështje. Ai vetë dhe familja e tij janë në dijeni që janë të mpleksur rëndë. Ajo dosje është e ndarë nga Fatmir Mediu dhe ajo e ndara po ecën shumë mirë dhe Berisha ka përgjegjësi penale. Por është edhe çështja e vëllezërve Haklaj, është me rëndësi dhe për vrasjen e vëllezërit Haklaj që Berisha i di shumë mirë. Berishës nuk i ka mbetur gjë tjetër dhe krijon alibi duke sulmuar SPAK se reformën në drejtësi e ka bërë Soros”, tha avokati.

Gjithashtu ai nënvizoi se në këtë vend është parë që nuk ka më të pandëshkueshëm dhe se drejtësia po funksionon.

Ata që ishin më të lartë në pandëshkueshmëri, Berisha dhe Meta, njëri në arrest shtëpie dhe tjetri në burg. Dhe sa për non gratën ai sheh ëndrra në diell pasi non grata u dha gjatë administratës së Trump. Berisha duhet të përgatitet të përballet me drejtësinë”, tha avokati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!