Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha pret në zyrë doktorin/ Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!

schedule23:41 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 23:41 - 6 Dhjetor, 2025

Analisti politik Roland Bejko  i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News komentoi lëvizjet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te vizita e mjekut dhe deputetit Ilir Alimehmeti në zyrën e Sali Berishës. Sipas Bejkos, pas këtij takimi fshihen dy arsye kryesore: frika për karrierën politike që sapo ka nisur dhe bindja se e ardhmja e Alimehmetit në PD varet ende nga Berisha.

Ai theksoi se kreu i opozitës po shfaq shqetësim nga zërat kritikë në parti, përfshirë Alimehmetin dhe Salianjin, ndërsa akuzoi Berishën se flet për statut, por e ka shkelur vetë atë duke mos u tërhequr pas humbjes së zgjedhjeve dhe duke penguar rritjen e figurave të reja në PD.

“Duhet të ketë disa arsye që Alimehmeti ka shkuar në zyrën e Berishës. Ka kuptuar që nuk mund të ketë lëvizje si Berisha. E para është çështja e frikës, sepse sa e ka nisur karrierën dhe është një nga njerëzit më të votuar. E dyta që Alimehmeti ka shkuar te Berisha është fakti që pa Berishën nuk mund të jetë të ardhme politike për të. Mendoj që këto kanë qenë dy arsyet. Berisha është ai që të prët karrierën, flet për statutin, por kurrë nuk e respektoi atë.

Statuti nuk ndalon një anëtar të Kryesisë që të takojë qytetarët. Berisha flet për statut, por e ka shkelur vetë atë, sepse pas humbjes së zgjedhjeve duhej që të largohej. Berisha është shqetësuar jo vetëm nga fjalimet e politikanëve, Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, por edhe të qytetarëve, sepse u thanë të gjitha dështimet e Berishës.

U premtua që do ketë demokraci dhe meritokraci në fitore, nuk ka, u premtua që do të fitonin zgjedhjet dhe nuk i fituan. Berisha është frikësuar, sepse është mësuar që të mos ketë kundërshtarë. Duke qenë se Berisha e ka mbyllur partinë dhe e kontrollon PD-në, kjo i duket si rrezik. Berisha nuk pranon që të ketë figura që rriten në PD”, tha Bejko./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!