Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha pret doktorin/ Takon Alimehmetin në zyrë pas foltores në Durrës, Salianji jashtë

schedule15:06 - 6 Dhjetor, 2025

schedule 15:06 - 6 Dhjetor, 2025

Nga foltore në faltore. Fillon nga jashtë, përfundon tek zyra e doktorit. Vendi ku falen mëkatet, ndaj dhe shpëton vetëm kush e takon.

“Ilir Alimehmeti ka ardhur më ka takuar, ka kërkuar vetë takimin. I thashë ato që po ju them edhe ju. Nuk solli platformë. Salianjin jo, se kam takuar. Asnjë takim prviat nuk më impresionin. Kush zgjedh privaten, zgjdeh privaten.”

Alimehmeti nga krah Salianjit, shkoi direkt tek zyra e Doktorit. Ndoshta për tu falur, ndoshta për të larë gjynahet.

“Nuk i mbyllet njeriu goja, por të bëhet brenda strukturave, e hapur për mediat e mbyllur si të duan.”

Goja nuk u mbyllet, por këmbët dhe mund tu priten. Doktori paralajmëron përjashtime. Por zgjedhjet e 11 majit, nuk i humbën as Salianji e as Alimehmeti, si mund të shpëtojë Gazment Bardhi?

“Do ketë analizë për çdo njeri, një parti e lirë nuk njeh kufij. Absolutisht, secilit nga ne.”

Është e qartë. Në PD nga doktori shpëton, kush e takon.

Por këtë të shtunë, Berisha kishte arsye më të madhe për të prishur pushimet e dalë në konferencë për shtyp. Aleanca e partive të djathta IDU, miratoi të premten në Uashington një rezolutë për Shqipërinë. Nga krerët e partive anëtare, i pranishëm nuk ishte vetëm Sali Berisha, jo nga dëshira, por nga pamundësia.

Lajmin ia solli i deleguari Belind Këlliçi.

“Organizata e partive të djathta e udhëhequr nga Partia Republikane amerikane miratoi rezolutën ku dënohet narko-regjimi dhe jepet mbështetje e plotë për opozitën shqiptare. Mendoj se vëmendja ndaj narkoshtetit ka marrë përmasa botërore.”

Por të premten, vëmendja e Uashingtonit dhe botës ishte diku tjetër. Trump nuk po merrej me rezolutën e Shqipërinë, por po hidhte goglat e botërorit.

Jo rastësisht, edhe aty u shfaq Shqipëria. Jo si narkoshtet, por si vend pretendent për t’u kualifikuar për në SHBA.

Nëse kualifikohet, sërish në stadium do jetë Belindi. Doktori do e shohë sërish nga televizori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!