Sali Berisha flet për herë të parë për përgjegjësinë e tij si ish-kryeministër për Teatrin Kombëtar. “Mashtrime trillime si për çdo gjë tjetër.Nëse unë kam bërë një gabim do të thotë që unë ta përsërish gabimin tim, një majmun që ka frikë nga vetja e tij”, u shpreh ish-kryeministri.
Berisha bëri thirrje për mosbindje civile. “Të gjithë anti-narko diktatorialë të Shqipërisë kudo që janë duhet të ngrihen në mosbindje civile. Duhet t’ja djegin tokën nën këmbë këtij shteti”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, ish deputetja demokrate, Grida Duma, thotë për ABC News se prishja e teatrit dha një mesazh të fortë.
“Ai nuk është akt i forcës. Ai është shkelim nëpërmjet pushtetit. Këtu asgjë nuk është e sigurtë. E vetmja gjë që është e sigurtë është që pushteti përdor forcën në mënyrë ilegjitime”, shprehet ish-deputetja demokrate.
Grida Duma sheh si arsye dështimin e artistëve për t’u mbështetur nga populli, faktin se shtresa e mesme e shoqërisë është zvogëluar shumë, dhe bërthama e saj është në emigracion.
“Ata intelektualë që bëjnë betejën sot e kanë të pamundur të ngrenë sidomos 50 përqindëshin e shoqërisë që është e varfër”, tha Duma.
Për ish deputeten e PD, Rama po sillet si një zaptues. “Në fakt nuk është as në mbretërim, se mbretërit i kanë dashur mbretëritë e tyre, nuk është as beu se edhe ata i kanë dashur. Janë në përfitim dhe kjo gjë po zgjat shumë gjatë”, deklaroi Duma
Në shesh me artistët, ishin ish deputetë, dhe ish-kryetarë të bashkive demokrate./abcnews.al