Berisha: Po vijnë impiante nga Bangladeshi, shpërdorim i tmerrshëm në sektorin e energjisë

schedule12:13 - 26 Gusht, 2022

schedule 12:13 - 26 Gusht, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka bërë të ditur se drejt Shqipërisë po vijnë nga Bangladeshi impiante për prodhimin e energjisë.

Berisha tha se impiantet kanë kaluar Kanalin e Suezit dhe tha se bëhet fjalë për një shpërdorim të tmerrshëm të fushën e energjisë. Sipas ish-kyeminidtrit kostoja e impianteve që do të instalohen në Vlorë është shumë e lartë. Berisha tha se Rama po zbraz kaskadën e Drinit.

“Një zhvillim ati ekonomik të rëndë, një shpërdorim të tmerrshëm që po ndodh në fushën e energjisë. Anija që po sjell impiantet për prodhimin e energjisë, nga Bangladeshi, në portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit. 760 milion euro është llogaritur kostoja për dy vite.

Për prodhimin e një megavat këto impiante harxhojnë 2020 litra naftë dhe prodhojnë 100 megavat në 24 orë.  Qiraja e impianteve është 91 170 euro. Një megavat kushton 398 euro.

Kostoja për dy vite qira del 761 milion euro. Çfarë po bën Edi Rama për të dalë para shqiptarëve me këtë batërdi? Po bën zbrazjen e rrufeshme të kaskadës së Drinit. Çdo ditë kaskada ulet me mbi 15 cm në ditë.

Sot është 274 metër, në një kohë që me rregulloren në datë 1 shtator nuk mund të jetë kurrë ndër 274 metër. Edi Rama për të justifikuar këtë krim të shëmtuar, për t’ju thënë shqiptarëve se s’ka energji në bursë dhe të instalojë këto impiante”, deklaroi Berisha.

Berisha u shpreh se impiantet në fjalë funksionojnë me naftë të papërpunuar, të përbërë edhe nga squfuri, që siç thotë ai do të sjellin një ndotje të madhe për qytetin e Vlorës.

“Rama ka mashtruar kur tha se punojnë me gaz. Janë gjeneratorë që punojnë me naftë D2, të pasur me squfur. Kanë funksionuar për 20 vite në Kulna të Bangladeshit. Nga viti 2018 deri sot kanë qenë pa funksion. Janë gjeneratorë gjigantë që funksionojnë me naftë të rëndë. E dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë aferë të tmerrshme të energjisë.  U bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të organizohen sepse Vlora nuk mund të bëhet pellgu i squfurit dhe lëndëve toksike”, deklaroi Berisha. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!