Analisti Skënder Minxhozi theksoi se protesta e sotme e opozitës i siguroi indirekt vendit dhe qeverisë një imazh normaliteti. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, analisti theksoi se me protestën e pasdites së sotme, Sali Berisha formësohet si një imazh i Lulzim Bashës me humbjet e tij.
“Mendoj që protesta sot po na formëson një Lulzim Bashë tjetër, i cili quhet Sali Berisha. Rezultatin në 14 maj e pati humbës, në tentativat për protesta të fundit ku kujtojmë dhe ditën e samitit në dhjetor të para dy viteve ku u sulmua nga një person në rrugë, edhe ajo ishte protestë e vogël. Edhe kjo e sotmja, megjithë pritshmëritë e mëdha që u krijuan në mënyrë verbale nga të gjithë krerët e Rithemelimit ishte sërish një protestë krejtësisht të pamjaftueshme për ta lëkundur disi pozitën e qeverisë.
Po më duket se protesta ishte vibrante, aktive, protesta ra në rrethin vicioz të vjetër të protestave të partive shqiptare të 30 viteve ku si organizatorët për të rritur pjesëmarrjen rrit pritshmëritë, njerëzit vijnë dhe kur shohin se pas një ore e gjysme fjalime, iu bëhet thirrje me megafon, e gjithë kjo pritshmëri kthehet në një boomerang të vogël. Protesta i siguroi indirekt një imazh normaliteti vendit dhe vetë qeverisë.
Në fakt, me zhvillimin e qetë, me pjesëmarrjen e kënaqshme të opozitës por të pakënaqshme në përmasa që të mund ta vinin në mendime Ramën, unë them se protesta e sotme është një boomerang i vogël për Berishën. I dha një ndihmë në distancë pjesëmarrja popullore në shesh sepse mundi më të fund të thërrasë një protestë.”, u shpreh Minxhozi./abcnews.al