Berisha: Përmbysje me forcë e Edi Ramës, rrugëzgjidhje tjetër s’ka

schedule20:44 - 18 Tetor, 2018

schedule 20:44 - 18 Tetor, 2018

“Përmbysja me forcë e Edi Ramës, rrugëzgjidhje tjetër nuk ka dhe sa më shpejt, se sot jemi një Republikë me emër kanabisi, droge e bixhozi”. Kështu është shprehur ish-Kryeministri Sali Berisha në studion gazetares Mirela Milori, duke folur për planin B të opozitës. I pyetur për vetingun dhe reformën në drejtësi, Berisha sulmoi kreun e qeverisë se e krijoi me qëllim këtë situatë katastrofale të sistemit të drejtësisë.

“Sot këtë katastrofë me sistemin 3 shkallësh të drejtësisë e krijoi me qëllin. Rama të gjitha ligjet që dorëzoi opozita parandalonin këtë katastrofë. Kjo u krijua duke mos zbatuar ligjet, duke filluar vetingun nga lart poshtë dhe jo poshtë –lart. Vendosi një prokurore të përkohshme në kundërshtim me kushtetutën e ligjet. Sistemin e drejtësisë e ka nën krontroll Rama dhe Don Agaçio”.

Sipas Berishës kanabisi dhe drejtësia do ta fundosë Edi Ramën.

“Kanabisi dhe drejtësia do ta kallë Edi Ramën, Rama s’do paguajë gjë më shumë në këtë jetë sesa këto dy gjëra sepse ai shpërndau lajmin se Gjykata Kushtetuese është funksionale. Pse me gënjeshtra do ta bësh ti sistemin e drejtësisë? Gjykata Kushtetuese nuk është funskionale, ligjet e saj për të marrë çështje duhen 4 gjykatës kurse ti ke dy dhe opozita e nxjerr atë siç meriton para gjithë Europës. Ne na pyesin cila është zgjidhja, ky ka djeg të gjitha etapat ka shkallmuar të gjitha ligjet”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!