Berisha: Përgatituni për protestë. Kreu i PD mbledh drejtuesit e qarqeve, u jep porositë

schedule23:25 - 14 Maj, 2025

schedule 23:25 - 14 Maj, 2025

Sali Berisha mblodhi për herë të parë drejtuesit politikë të qarqeve, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Mësohet se Berisha, u ka lënë porosi drejtuesve, që të mbledhin sa më shumë persona në protestën e 16 majit.

“Para se ai të udhëtojë ditën e nesërme drejt Brukselit, dy porosi ka dhënë. E para, të mobilizojnë sa më shumë qytetarë dhe militantë dhe të faktojnë e dokumentojnë, siç e quan ai, farsën elektorale të 11 majit. Ai garantoi se ndërkombëtarët do të binden dhe nuk do t’i njohë zgjedhjet e 11 majit”, raportoi gazetari Andon Kello./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!