Berisha për marrëveshjen e detit: Shqipëria po i dorëzon pasuritë Greqisë

schedule19:48 - 2 Maj, 2018

schedule 19:48 - 2 Maj, 2018

Pas kësaj deklarate nga ministry Kocias, ka reaguar në Facebook ish kryeministri Sali Berisha, sipas të cilit, Shqipëria është në prag të dorëzimit të pasurive përrallore Greqisë.

Duke iu referuar takimit të parë negociues mes Shqipërisë e Greqisë në Tiranë, Berisha shkruan se marrëveshja ka përfunduar me kohë, për atë që ai e quan shitje të detit.

“Akti i tradhëtisë së lartë kombëtare do firmoset sipas ministrit grek të punëve të jashtme Kotzias branda muajt Maj, kjo sepse marrëveshja ka përfunduar me kohë. Ju bëj thirrje shqiptarëve të mbrojnë interesat jetike, integritetin territorial duke flakur një minutë e më parë vëllain siamez të Jorgo Zografit, Edvin Kristaq Ramen!”, përfundon postimin ish kryeministri Berisha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!