Berisha për marrëveshjen e detit: Rama shiti Presidentin Meta tek grekët

schedule22:30 - 18 Tetor, 2018

schedule 22:30 - 18 Tetor, 2018

Lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë, Berisha tha se Tirana zyrtare ndërhyri në një çështje e mirëpërcaktuar për t”u miratuar nga Gjykata kushtetuese. Berisha akuzoi Ramën se e shiti presidentin Meta tek grekët si pengesa për këtë marrëveshje vetëm se kreu i shtetit kërkon sipas ligjit që miratimi i marrëveshjes për detin të bëhet kur të ngrihet Gjykata Kushtetuese.

“Ndërhyrja e Tiranës zyrtare në një çështje në zgjidhje e sipër për një çështje që ishte dakordësuar të shkonte në gjykatë, pasi morën nga Presidenti fuqinë shkuan në negociata. Shitën kreun e shtetit tek pala greke, akt i turpshëm e i paimagjinueshëm se çdo njeri që lexon vendimin e Gjykatës Kushtetuese e kupton se s’ka rrugë tjetër. Tani Kocias iku, por fryma është aty. Edi Rama është sjellë si bastard, vuri si pengesë kreun e shtetit”– deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se plani B i opozitës ëshë përmbysja me forcë dhe sa më shpejt e kryeministrit Rama. I ftuar në studion e Mirela Milorit në ABC News, ish kryeministri tha se aktualisht opozita po bën detyrën e vet, pra denoncimin e çdo akti të kësaj mazhorance dhe lidhjet e saj me krimin. Berisha i qëndron idesë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por tha se ai nuk e nxit idenë e bojkotit dhe mbështet përpjekjet për përmirësimin e sistemit të zgjedhjeve në Shqipëri.

I pyetur për iniciativën ligjore të kryeministrit për mbylljen e lojrave të fatit, Berisha tha se Rama po e monopolizon në favor të familjes së tij politike e biologjike.

Ish-kryeministri vijon të jetë kundër idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës me Serbinë e përsëriti se është plan serb që po ndihmohet nga një grusht argatësh shqipfolës në Prishtinë. /abcnews.al