I ashpër në qëndrimet e tij ka qenë ditën e sotme Ish –Presidenti Sali Berisha pas takimit të zhvilluar në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta. Gjatë fjalës së mbajtur përpara gazetarëve Berisha tha se Betimi është një akt solemn dhe nuk mund të bëhet në çdo vend.
Ata që nuk i nënshtrohen ligjit në lidhje me këtë nuk kanë integritet dhe moral, tha Berisha duke iu referuar kështu Arta Vorpsit e cila bëri betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese përpara noterit.
“Ajo që duan ata, zonja.. që tani më duhet të them, e betuara në Lanë dhe do më falni ëëë…, unë kam qenë Presidenti i vendit. Betimi është betim për ata që kanë moral dhe integritet.
Presidenti i SHBA Barak Obama gjatë betimit gaboi në perifrazim dhe u betua sërish në Shtëpinë e Bardhë. Dua të them se betimi nuk është nja akt i bërë në Lanë. Betimi bëhet përpara flamurit dhe ky është një akt solemn që i detyron të gjithë të përmbushin detyrën.
Betim në Lanë bëjnë horrat e narkoshtetit e askush tjetër.
Çfarë ndodh me KED?
Ligjet e detyrojnë KED dhe avokatin e shtetit të monitorojë çdo akt të KED-it. Reforma në drejtësi tashmë është e dështuar pasi janë kapur KLP, KED dhe po bëhet përpjekje edhe për Gjykatën kushtetuese.
I Shpreha mbështetjen time presidentit për të gjithë veprimet në vazhdim për hapjen e dritës jeshile Shqipërisë.
Është koha që shqiptarët të ndërgjegjësohen se në këtë bllokim të gjithçkaje për interesa politike të kreut të meduzës Edvin Kristaq Rama po paguan çdo njeri i këtij vendi”, tha Berisha./abcnews.al