Aleancës madhështore, po i iken boja e flokeve dhe po I dalin thinjat, ende pa nisur fushata. Sali Berisha ka humbur një nga figurat emblematike të koalicionit, kryepensionistin Selami Jenishehri.
Pasi doktori nuk ia vendosi emrin në listë, për të përfaqësuar të moshuarit, Jenishehri, vendosi të largohet nga aleanca. Por jo vetem. Ai I hapi lufte politike dhe juridike, doktorit qe nuk del kurre ne pension.
Jenisheri akuzon Berishën se e ka mashtruar, pasi nuk e pyeti për listat e kandidatëve, si përfaqësues i 700 mijë pensionistëve.
“Firmosëm për koalicion, Aleanca Madhështore s’u mblodh asnjëhere, asnjë takim, na gënjyen për listat. I çuan pa na pyetur ne. Mua më bindi Luçiano Boci, atë kam takuar. Do kërkoj çregjistrimin e partisë nga koalicioni. Do bëj padi ndaj PD për listat e kandidatëve.”
Doktorit tani i mbetet vetëm Gjuzi, pretendenti për fronin, pensionistët duhet ti përfaqësojë vetë. Ndersa jenisherit I mbetet te perfaqesoje vetem pensionistet e parlamentit, si pensionistet me te paguar ne vend me 1000 euro ne muaj.