Berisha paralajmëron Ramën: Vrimë miu nuk do gjesh të futesh

schedule15:59 - 30 Gusht, 2018

schedule 15:59 - 30 Gusht, 2018

Mesazh mafioz me breshëri kallashi ndaj gazetares investigative Klodiana Lala! Është ky reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala. Në një postim në rrjetin social facebook Berisha shkruan se ky akt mafioz përbën një përshkallëzim të rrezikshëm të diktatit për t’i mbyllur gojën gazetares investigative, e cila po investigonte me guxim dhe vendosmëri mbi kokainën, krimin dhe trafiqet kriminale të niveleve më të larta të familjeve qeveritare mafioze, ndër të cilat edhe vet të Noriegës.

Ish-kreu i qeverisë paralajmëroi kryeministrin Rama se do të pësojë fatin e diktatorit panamez, në rast se vazhdon me këto akte hakmarrje primitive.

Postimi i plotë ish-kryeministrit Berisha

Narkoqeveria mesazh mafioz me bresheri kallashi gazetares investigative Klodiana Lala!

Te dashur miq, sot fallangat e krimit te narkoqeverise se Norieges ndërmorën një sulm të armatosur terrorist ndaj shtëpisë dhe prindërve të gazetares Klodiana Lala!

Ky akt i porositur dhe organizuar nga familjet e mëdha mafioze të narkoqeverisë së Noriegës, përbën një përshkallëzim të ri tepër të rrezikshëm të diktatit të mafies qeveritare, përpjekjeve mafioze e kriminale të saj për t’i mbyllur gojën një gazetareje investigative, e cila po investigonte me guxim dhe vendosmëri mbi kokainën, krimin dhe trafiqet kriminale të niveleve më të larta të familjeve qeveritare mafioze, ndër të cilat edhe vet të Noriegës.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm të hapur, primitiv, mafioze terrorist ndaj gazetares që po heton me vendosmëri lidhjet mafioze të organizatave kriminale me nivelet më të larta të narkoqeverisë shqiptare, le të paralajmërojmë të dashur miq Noriegën se vrimë miu nuk do gjesh të futesh dhe se fatin e diktatorit panamez do të pësosh, por jo nga marinsat e SHBA, por nga qytetaret dhe aleanca antikrim e Shqipërisë në rast se vazhdon me këto akte hakmarrje primitive ndaj Klodiana Lalës, familjes së saj apo çdo gazetari në këtë vend! Sb/ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!