Berisha padi për shpifje kundër Blinke, ambasadorja e SHBA: Nuk ia kam idenë për këtë

schedule11:21 - 21 Maj, 2021

schedule 11:21 - 21 Maj, 2021

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim teksa ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021”  nga Vlora, ka folur edhe për akuzat e ngritura nga DASH dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

E pyetur a ka rol në këtë vendim, ambasadorja Kim tha se “nuk kam asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.

Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj: “Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”.

Yur Kim po ashtu është pyetur edhe për padinë që Berisha deklaroi se do të bënte kundër Blinken për vendimin e shpalljes si i padëshirueshëm në SHBA, me akuzën e korrupsionit.

Yuri Kim ka thënë se nuk ia ka idenë për një padi të ngritur nga Berisha kundër Blinken ku ankimohet vendimi i DASH për shpalljen e tij “non grata”.

“ Nuk ia kam idenë se çfarë po flisni” tha ambasadorja.

Lidhur me mesazhin që SHBA kërkon të japë me shpalljen “non grata” të kryeministrit Ambasadorja Kim është shprehur se Shqipëria po ndryshon dhe pandëshkueshmëria duhet të marrë fund. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!