Berisha nuk shkon në Kuvend, SPAK rrëzon kërkesën e ish kryeministrit për të marrë pjesë në seanca

schedule10:05 - 19 Janar, 2024

schedule 10:05 - 19 Janar, 2024

Prokuroria e posaçme rrefuzoi kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha duke mos e lejuar  që të marrë pjesë në seancat parlamentare. Sipas prokurorisë Berisha akualisht po mbahet në arrest shtëpie dhe duhet të zbatohen të njëjtat reregulla si masa e arrestit në burg.

“Kodi i procedurës penale parashikon se për kohëzgjatjen e arrestit në shtëpi vlejnë rregullat e caktuara për paraburgimin. Ndodhur ne këto kushte, edhe e drejta për të ushtruar profesionin, apo qoftë edhe mandatin e fituar nga zgjedhjet për në Kuvend, duhet të konsiderohet si e pajtueshme me zbatimin e masës se sigurimit ‘arrest në shtëpi”

Më tej SPAK argumenton se masa e arrestit shtëpiak e pengon Berishën të ushtrojë detyrën në Kuvendin e Shqipërisë njësoj si çdo qytetar tjetër që e pengon të shkojë në punë. Gjithashtu prokuroria thkeson se nuk parashikohet në ligj dhënia e kësaj leje të veçantë.

“Legjislatori nuk ka parashikuar në asnjë nga dispozitat e Kodit të Procedurës Penale për të drejtat e trajtimit të të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve mundësimin e dhënies së një leje të tillë”

Sipas spak, vendimi është caktuar nga Gjykata e Posaçme që ka ashpërsuar masën për Berishën që aktualisht po hetohet për korrupsion pasiv.

“Lloji i masës shtrënguese, vendoset nga gjykata, duke mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret që kërkohen për caktimin e tyre apo respektimi i detyrimeve te tjera qe lidhen me një mase sigurimi. Aplikimi i masës së sigurimit të arrestit në shtëpi, do të thotë se nevojat për sigurim dhe mbarëvajtje të procesit penal, nevojat për të cilat është vlerësuar të vendoset kjo mase, janë më të mëdha e me të domosdoshme, se sa ato të vërtetuara nga llojet e tjera të masave të sigurimit personal”

Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit pritet të ankimojnë vendimarjen e spak në gjykatën e posaçme. Ndërkohë më 23 janar Berisha do të merret në pyetje në spak si person nën hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!